Me krenari shpallim një hap të rëndësishëm për Superblock Studio në Bengazi, Libi.
Të përzgjedhur nga një rreth ndërkombëtar që përfshinte disa nga praktikat arkitekturore kryesore botërore, mes të cilave edhe Zaha Hadid Architects, Superblock u ftua të prezantojë zgjidhjen e vet urbanistike për të ardhmen e Bengazit.
Prof. Ivan Mirkovski, kryearkitekt, dhe Flora Halimi, drejtoreshë e studios, mbajtën një ligjëratë plenare dhe e prezantuan zgjidhjen para inxh. Belkasem Khalifa Haftar, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit për Zhvillim dhe Rindërtim të Libisë (FDRL).
Superblock pati nderin të merrte pjesë edhe si mysafir VIP në rihapjen e madhe të Universitetit të rindërtuar të Bengazit — një simbol i rëndësishëm i ripërtëritjes së qytetit dhe i investimit në të ardhmen e tij.
Në hapësirën e saj qendrore ekspozuese prej 30 m², studioja mirëpret përfaqësuesit e Qeverisë libiane, aktorët institucionalë, partnerët potencialë dhe profesionistët e industrisë, dhe e prezanton projektin e plotë urbanistik në kuadër të B2B Expo për arkitekturë dhe urbanizëm, në kuadër të Global Competitive Urban Planning Initiative – Bengazi (GCUPI-B).
Pjesë nga propozimi
- Benghazi Gateway Project — Bab Al Khamsa — qyteti si një pëllëmbë e hapur drejt Mesdheut: pesë akse, pesë porta, një bregdet i lidhur.
- Benghazi One — pikë referimi vertikale e qendrës së re të biznesit, kullë me 50 kate në zemër të Bab Al-Khamsa.
- The New Corniche — magjistralja bregdetare zbret nën kuotë, kurse sipërfaqja u kthehet njerëzve: shëtitore, tarraca dhe kopshte drejt detit.
- Western Lake District — lagje e re rreth liqenit perëndimor me Qendër për Biodiversitet dhe Shkenca, e ndërtuar mbi habitate ujore të ripërtërira.
- CBD Port Extension — zgjerimi i portit si vazhdim i bërthamës urbane drejt ujit.
- Innovation & Culture Center — objekt publik për shkencë, kulturë dhe shkëmbim njohurish.
Kjo është më shumë se një prezantim projekti. Është një mundësi për të kontribuar në diskutimin më të gjerë për ripërtëritjen, identitetin dhe të ardhmen e Bengazit — duke e shndërruar vizionin urbanistik në një kornizë të zbatueshme për zhvillim afatgjatë.
Me kënaqësi e ndajmë punën tonë, ndërtojmë partneritete të reja dhe ndihmojmë në formësimin e kapitullit të ardhshëm të këtij qyteti të jashtëzakonshëm.







